Aktualitet

Dosja e Adriatik Llallës, dorëhiqen dy gjyqtarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 12/07/21 |
Opi Nion

Ka ndryshuar trupa gjykuese në Gjykatën e Apelit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sipas News24 bëhet me dije se kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Nga ana tjetër mësohet se shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës.

Dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri./Opinion.al

Pas