Bota

Emri/Arrestohet 31-vjeçari shqiptar, vrau bankierin italian 1 natë më parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 17/07/21 |
Opi Nion

31-vjeçari Paulin Meçaj është ndaluar nga policia italiane si  një nga të dyshuarit kryesorë të vrasjes së ish-bankierit Giovanni Caramuscio, tashmë në pension.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Leçe, përpara një bankomati, ndërsa 69-vjeçari dhe gruaja e tij kanë qenë duke tërhequr para. Sipas agjencisë italiane Ansa, Meçaj ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person dhe policia po punon për identifikimin e tij. Për vrasjen është përdorur një pistoletë Beretë e kalibrit 9mm, e cila u gjet në banesën e të dyshuarit. Sipas mediave italiani, ish-drejtori i bankës ka kundështuar grabitësit që i kërkonin paratë./Opinion.al

Pas