Aktualitet

Emri/Arrestohet 21-vjeçari, hodhi gaz lotësjellës në koncertin e Bregoviç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 23/08/21 |
Opi Nion

Është arrestuar 21-vjeçari dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një person tjetër pas incidentit të shkaktuar mbrëmjen e djeshme në Korçë gjatë koncertit të Bregoviç ku u hodh gaz lotësjellës.

Policia bën me dije se është vënë në pranga Redon Leka 21 vjeç nga Tirana, person me precedent të mëparshëm penal për prodhimin e shitjen e narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës, ndërsa është proceduar F.K. 33 vjeç nga Lushnja.

21-vjeçari Redon Leka ka hedhur kapsolla gjatë koncertit, por është kapur nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit.

Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje./Opinion.al

Pas