Kronikë

Emri/ Aksident në punë, humb jetën punonjësja në landfillin e Bushatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 25/03/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Landfill-in e Bushatit në Shkodër. Mësohet se një 61-vjeçare, e identifikuar si K.Binaku ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga makineria në momentin që po kryente diferencimin e mbetjeve.

“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është demtuar aksidentalisht në punë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia./Opinion.al

Pas