Kronikë

Emri/ Aksident në Librazhd, humb jetën 45-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 24/01/20 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Qaf Thanë, në fshatin Pishkash. Mësohet se në këtë aksident ka humbur jetën një 45-vjeçar i identifikuar si Ardian Vreto.

Bëhet me dije se, Vreto ndërroi jetë në spital dhe është vëllai i kreut të degës së Partisë Demokratike të Librazhdit. 45-vjeçari më herët ka qenë punonjës policie, ndërsa së fundmi ai mbante detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Përrenjas.

Nga përplasja e dy mjeteve tip “Ford” dhe një “Benz”, janë plagosur dhe një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër, të cilët janë transportuar për në spital.  Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor  Librazhd- Qaf Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,.  Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”,   shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ Opinion.al

 

Pas