Aktualitet

Emrat/ Zgjedhjet për Avokatin e Popullit, Alibeaj zbulon kandidatët e PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 26/10/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike dy emrat që ka përzgjedhur grupi i PD, si kandidatë për Avokat të Popullit.

Alibeaj akuzoi mazhorancën se ka kapur të gjitha institucionet kushtetuese dhe gjyqësore, dhe  sipas tij ky fakt e bën me të rëndësishëm zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Me tej ai tha se Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj, janë kandidatët e propozuar nga Grupi i PD-së.

“Duke pasur parasysh faktin që tradita e hershme parlamentare ka treguar, që ka patur një zë të fortë të opozitës, sot e gjithë arkitektura shtetërore e Shqipërisë është e deformuar. Të gjithë institucionet kushtetuese dhe gjyqësore janë të kapura nga mazhoranca, kjo i jep peshë Avokatit të Popullit të vendosë një balancë.

Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin”, deklaroi Alibeaj.

Pas