Kronikë

Aksident me vdekje në Lushnje, trupi i viktimës përfundon mbi rimorkion e zetorit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 26/10/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Bishqethëm, në Lushnje.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, kur motori i drejtuar nga 59-vjeçari Q. Sh., është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, raportohet se trupi i drejtuesit të motorit ka përfunduar mbi rimorkion e zetorit.

“Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas