Kronikë

Emrat/ Trafikonin armë dhe drogë nga Italia, pranga tre personave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 27/03/21 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri, duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit.

Mësohet se në pranga kanë rënë Vladimir Gjoci, Gehard Gaci dhe Marco Maraschio, ky i fundit është shtetas italian.

Gehard Gaci, në bashkëpunim me 2 shtetasit e lartpërmendur, merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës.

Të 3 të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.  Vladimir Gjoci, 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, Gehard Gaci , 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe M. M., banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.   Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme. Për 2 nga të arrestuarit është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg”./ Opinion.al

Pas