Aktualitet

Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 03/06/20 |
Opi Nion

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme formularin e deklarimit të pasurisë katër të dënuarve të tjerë.

Bëhet fjalë për Ylli Muratin, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

Spartak  Kazazi., banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Blendi Harasani., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Emiljano Tasho, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas