Rajoni

Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 03/06/20 |
el ida

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avduallah Hoti i LDK-së.

Me 61 vota pro, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit i thanë “po” qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së. Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja arritën marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo koalicioni u prish pasi kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e brendshëm, Agim Veliu.

Qeveria Kurti u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti Thaçi kërkoi një kandidat të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë që nuk ndodhi.

Presidenti Thaçi pas konsultimit me partitë politike nëse janë në favor të shkuarjes në zgjedhje apo zgjedhjes së një qeverie të re, mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së si kandidat për formimin e qeverisë së re. Dekreti i presidentit Thaçi përfundoi në Gjykatë Kushtetuese, por veprimi u cilesua si kushtetues./Opinion.al

Pas