Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/Iu iku nga duart 22-vjeçari, e pësojnë 4 policët e Komisariatit të Korçës

2022/05/09 at 9:25 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/Iu iku nga duart 22-vjeçari, e pësojnë 4 policët e Komisariatit të Korçës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në konsultim me Prokurorin referoi materialet e para hetimore në gjendje të lirë për 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Korçë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Materialet hetimore u referuan në ngarkim të punonjësve të policisë;

  • Inspektor Guri Stillo, me detyrë Përgjegjës i zonave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë,
  • Inspektor Fahri Selishta, me detyrë Trupë shërbimi i patrullës së përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë
  • Inspektor Enea Selimaj, me detyrë Trupë shërbimi i Patrullës së Përgjithshme
  • Komisar Mariglen Jaçellari, me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Korçë

Referimi u krye pasi ditën e djeshme ndërsa punonjësit e policisë shoqëronin shtetasin Kristian Medolli në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë (person i arrestuar) për vlerësimin e masës së sigurisë, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke hipur në mjetin e policisë, brenda ambienteve të garazhdit të Gjykatës, u është larguar dy punonjësve të policisë dhe është kapur pak më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy punonjësit e policisë, Guri Stillo dhe Fahri Selishta nuk kanë përmbushur detyrën funksionale duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar.

Po ashtu, rezulton se Inspektor Enea Selimaj, në kundërshtim me procedurat standarde të punës dhe në cilësinë e përgjegjësit të patrullave, ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të shtetasit Kristian Medolli.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se punonjësi i policisë Komisar Mariglen Jaçellari, në cilësinë e eprorit të drejtpërdrejtë dhe në mungesë të Specialistit të Rendit, në kundërshtim me ligjin, nuk ka marrë masa për organizimin e shërbimeve për shoqërimin e Medollit.

22-vjeçari Kristian Medolli u arratis nga Gjykata e Shkallës së Parë pak momente pasi ishte njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi akuzohet për Vjedhje./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Para
Putin në Ditën e Fitores: Luftëtarët rus po luftojnë për sigurinë e Rusisë

Putin në Ditën e Fitores: Luftëtarët rus po luftojnë për sigurinë e Rusisë

Putin: NATO një kërcënim për Rusinë

Putin: NATO një kërcënim për Rusinë

Paloka: Përballja e parë me Ramën, 2 metra burrë iku si avdall

Drafti i PD për presidentin/Paloka: Kandidati i Ramës do të dalë nga L.B dhe E.A
















TE FUNDIT

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
12 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se organizata do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së...

Lexo më shumë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
12 Korrik, 2026

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje,...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
12 Korrik, 2026

Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}