Aktualitet

Emigrantët përplasen me policinë, në kufirin greko-maqedonas 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 26/11/15 |
b.f

Qindra marokenë, algjerianë dhe pakistanezë sot u përpoq të kalonin kufirin greko-maqedonas duke hequr telat me gjemba, duke kërkuar për të vazhduar udhëtimin e tyre në Evropën veriore, bën të ditur agjencia maqedonase Zhurnal.

Ato janë pjesë e 1.500 emigrantëve të cilët janë të bllokuar në kufi, pas vendimit të politikanëve evropianë për të filtruar emigrantët dhe duke lejuar kalimin vetëm për ata që largohen nga konflikti siç janë në Siri, Afganistan dhe Irak.

Disa protestues hodhën gurë ndaj policisë, ndërsa të tjerët ra në gjunjë, duke thirrur: “Ne duam të shkojmë në Gjermani.”

Disa vrapuan për në territorin e Maqedonisë, por u arrestuan shpejt nga policia.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas