Life Style

Elon Musk: Piramidat e Egjiptit u ndërtuan nga alienët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 03/08/20 |
Opi Nion

“Alienët kanë ndërtuar piramidat”. Kështu ka shkruar në një publikim në tuiter Elon Musk, drejtuesi i “Space X”, por pasi kjo fjali ka ngjallur reagime, ai e ka fshirë publikimin. Megjithate postimi nuk i ka shpëtuar arkeologut të famshëm egjiptian Zari Hawass, i cili i është përgjigjur: “Është një aluçinacion total”. Vetë Musk e fshin postimin, por, ndërkohë më shumë se gjysmë milionë përdorues i kanë dhënë like dhe 80 mijë të tjerë rituit.

Menjëherë shpërthen një polemikë, ku ka reaguar edhe Rania A. Al Meshat, ministre për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Egjipt. “E ndjek punën e tij me shumë admirim. E ftoj atë dhe Space X të ekzaminojnë shkrimet që shpjegojnë se si janë ndërtuar piramidat dhe të vizitojë këtu tek ne varret e vetë konstruktorëve. Të presim zoti Musk”, ka shkruar ajo.

Elon Musk drejton kompanine “Space X”, qëllimi i të cilit është të sigurojë udhëtime në hapësirë jo vetëm për astronautët, por edhe për njerëzit e zakonshëm, ndërsa flet edhe për “kolonizimin” e planetit Mars. Elon Musk theu monopolin e shtetit amerikan në udhëtimet hapësinore, ndërsa po punon që raketat e lëshuara të mos shkatërrohen, por të përdoren sërish. /Opinion.al

Pas