Aktualitet

Elbasani i afrohet fundit të numërimit të votave, ja kush parti kryeson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 26/04/21 |
Opi Nion

Vijon numërimi në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deri më tani sipas të dhënave nga KQZ  janë numëruar 387 kuti nga 511 në total.

Dallohet që dominon Partia Socialiste me 65123 vota ose 55.55%. Ndërsa në vendin e dytë është Partia Demokratike me 42637 vota ose 36.37 %, e cila ndiqet nga LSI me 5820 vota ose 4.96 %.

Kujtojmë që disa ditë para zgjedhjeve, në qytetin e Elbasanit ndodhi një përplasje me armë , ku mbeti i vrarë aktivisti i PS-së për Elbasanin, Pjerin XhuvaniNgjarja ndodhi, pas dyshimeve se një makinë e shtabit të PS-së ishte kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votave./Opinion.al

Pas