Aktualitet

Elbasan/ Shpërndante drogë në doza afër shkollës së mesme, arrestohet 39-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 09/11/22 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në afërsi të një shkolle të mesme.

Sipas policisë në pranga ka rënë 39-vjeçari me inicialet R.K, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas