Aktualitet

Elbasan, rrihen me grushta bashkëjetuesit. Ndërhyn policia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 15/08/22 |
Opi Nion

Një çift bashkëjetuesish kanë dhunuar njëri-tjetrin me grushte në Elbasan dhe si rrjedhojë janë arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe.

Policia njofton se sherri mes tyre ka ndodhur për motive banale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas