Aktualitet

4000 shqiptarë hynë ilegalisht në Britani këtë vit, bandat përdorin taktika të reja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 15/08/22 |
Opi Nion

Më shumë se 4000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes kanalit “La Manche” këtë vit, raporton Daily Mail.

Ndërsa, autoritetet britanike kanë frikë se numri i emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Britaninë e Madhe jetë më i lartë se ai i një viti më parë. Në vitin 2021 janë futur ilegalisht 28,500 persona.

Rritja e paprecedentë e të emigrantëve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan dhe dobësitë në ligjet e Britanisë, shkruan media britanike . Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pretendojnë se janë trafikuar apo shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.

Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Priti Patel tha: “Këtë vit kemi pasur 4000 njerëz nga Shqipëria që kanë ardhur tashmë. Ne po e shohim këtë rritje nga Shqipëria, sepse ata paguajnë më shumë dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët, siç nuk e kanë të tjerët”.

Të dhënat dolën dje se 20,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike këtë vit. Në një periudhë gjashtë javore në qershor dhe korrik, 1075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, një e katërta e totalit, zbuloi The Mail të dielën e javës së kaluar. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve shqiptarë përfundojnë duke kryer krime, thuhet në artikull.

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Patel në korrik 2021, ka çuar në rritjen e numrit të kriminelëve që janë kthyer në vendin e tyre. Aktualisht ka një fluturim nisjeje për në Tiranë çdo javë.

Por fluksi që shkon në Angli është shumë më i lartë se ai i atyre që dëbohen. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani po punon me policinë në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që hyjnë ilegalisht në atë vend./Opinion.al

 

Pas