Aktualitet

Ekzekutori i tmerrshëm i pengjeve, xhihadisti Xhon vritet nga një dron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 13/11/15 |
b.f

Pentagoni konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer një sulm ajror në Siri duke vrarë xhihadistin Xhon. Ai është shfaqur në videot e tmerrshme duke prerë kokat e pengjeve mes tyre edhe gazetarë. Mësohet se ai ëshët vrarë me anë të një droni.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se autoritetet janë të bindura se Mohammed Emëazi është vrarë nga një sulm i ndërmarrë prej forcave amerikane.

Emwazi ishte në një automjet në kohën kur u qëllua. Por Shteti Islamik bëri të ditur se xhihadisti Xhon është plagosur, por është ende gjallë. Mohammed Emwazi, lindi në Kuvajt në vitin 1988 dhe u transferua me familjen e tij në Londër, kur ishte vetëm 6 vjeç.

Ai u shndërrua në një ndër njerëzit më të kërkuar të botës, pasi u shfaq një seri videosh brutale të ekzekutimeve të pengjeve të kapur rob nga grupi terrorist ISIS.

673

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas