Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të Tepelenës.
Mësohet se viktima është Çajup Selimi, 54 vjeç. Selimi u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al