Aktualitet

Dalin videot e reja, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:42 - 01/06/21 |
el ida

Të tjera video të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme në rrjet. Sikurse shihet edhe këto video janë të shkëputura nga rrjeti social Tik-Tok, ndërsa gjyqtarja në pjesën më të madhe të tyre shfaqet në makinë duke kënduar dhe performuar nën tingujt e muzikës.

Ajo që bie në sy ndër të tjera në videot e publikuara është muzika e përzgjedhur, ku kryesisht janë këngë hip- hop.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Kujtojmë se në videot e publikuara një ditë më parë, gjyqtarja shfaqej duke sfiduar në ambientet e gjykatës.Vetë gjyqtarja tha se videot janë marr nga telefoni i saj dhe se ajo nuk posedon një rrjtet social Tik –Tok. /Opinion.al

 

Pas