Aktualitet

Ekzekutimi i Briken Sinajt tek Kodra e Diellit, motiv i krimit dyshohet të jetë hasmëria



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 31/10/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje kanë dalë nga ekzekutimi me kallashnikov mbrëmjen e së dielës në zonën Kodra e Diellit, në Tiranë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Briken Sanaj nga Lezha.

Sipas “News 24”, mësohet se i riu ka pasur konflikte të mëparshme dhe dyshohet se hasmëria të ketë qenë motivi i krimit.

Sipas rindërtimit të skenës, Sanaj pasi ka parkuar makinën në garazh, ka dalë në trotuar dhe aty më pas është ndjekur nga dy autorë me maska, të cilët po lëviznin më këmbë. Ata kanë qëlluar me kallashnikov disa herë, ndërsa tre prej plumbave e kanë kapur në kokë.

Më pas autorët janë larguar nga vendngjarja më këmbë deri tek vendi ku i priste makina tip “Benz”. Kjo e fundit u gjet e djegur disa minuta më vonë në zonën e Kasharit. Brenda automjetit policia gjeti disa gëzhoja dhe një armë kallashnikov.

Ndërkohë, Briken Sanaj, nga rojet e rezidencës Kodra e Diellit ku banonte prej më shumë se një viti, njihej me emrin Anton Gjinaj. Po ashtu, 39-vjeçari rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm kriminal.

Sakaq, policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Pas