Aktualitet

Emri/I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 31/10/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim që prej vitit 2018 është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për Behar Hajdinin, banues në Krujë.

Sipas policisë, i riu  ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg kanabis sativa.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas