Aktualitet

Foto/ Ky është personi që u ekzekutua me 3 plumba tek Kodra e Diellit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 31/10/22 |
Opi Nion

Personi që shihni në foton  e mëposhtme është 39-vjeçari Briken Sanaj nga Lezha, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës tek Kodra e Diellit, në Tiranë.

I riu, i cili njihej dhe me emrin Anton Gjinaj, jetonte prej më shumë se një viti në këtë zonë.

Ai dyshohet se u qëllua me tre plumba në kokë nga dy persona të maskuar, pasi kishte parkuar makinën në garazh.

Makina u gjet e djegur disa minuta më vonë në Kashar. Mendohet se shkak i krimit të ketë qenë hasmëria, pasi viktima ka patur konflikte të mëparshme.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë./Opinion.al

Pas