Aktualitet

Ekstradimi/ Izet Haxhia dorëzohet në polici: Dua të kthehem në Atdhe, por s’më del emri në listen e Interpolit


               Publikuar në : 11:23 - 24/04/18 |
b.f

“Meqe nuk erdhen të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke”. Kështu shkruan sot në facebook, Izet Haxhia i cili qendronte perj vitesh në Turqi. Izet Haxhia është ish-truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Pak muaj më parë drejtësia turke vendosi ekstradimin e tij për llogari të drejtësisë shqiptare.

Përmes një lidhje telefonike për ‘News24’ Haxhia tha se ishte në polici, ku autoritetet po flisnin me Ankaranë, pasi ai nuk rezultonte në lisën e të kërkuarve.

“Jam në polici tani, po flasin me Ankaranë këta këtu se nuk dal në listën e të kërkuarve, unë ju them që dua të kthehem në Atdhe se jam në kërkim nga Interpoli”, tha Haxhia.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë. Ndërkohë ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë.

Pas