Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspozimi ndaj fatkeqësive natyrore, Shqipëria e para në Europë

2019/11/03 at 5:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëkundet toka gjatë natës, cilat ishin epiqendrat e tërmeteve

Shqipëria mban vendin e parë në Europë për ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vetëm dy vitet e fundit detyrimet e shtetit ndaj familjeve të prekura nga tërmetet dhe përmbytjet arrijnë në vlerën 546 milionë Lekë. Për ekspertin e menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes civile, këto fatkeqësi natyrore i kushtojnë një humbje ekonomisë në vlerën e 6.7 % të GDP. Vetëm tërmeti i rënë pak muaj më parë në qarkun e Korçës i kushtoi buxhetit të shtetit 70 milionë Lekë.


“Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore. Referuar një studimi të OKB sipas indeksit të riskut, Shqipëria është vendi numër një në Europë dhe e 40-ta në botë. Ka vite në të cilat prevalojnë fatkeqësitë nga tërmetet dhe vite të tjera që prevalojnë përmbytjet”, thotë Maksimiljan Dhima, ekspert i menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes civile.

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Shtabit të Emergjencave, numrin me të madh të familjeve ndaj të cilave shteti ka detyrime më të mëdha financiare e përbëjnë familjet e Bashkisë Krujë të cilat janë përmbytur në Dhjetor 2017, si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Zezë.

Ngjarje kjo e përsëritur edhe në 2016. Vetëm për vitin 2017, 1100 familje rezultojnë të prekura nga përmbytjet.

“Humbjet nga përmbytjet arrijnë në 1.6 % të GDP vjetore. Është një rrezik për shkak të një sistemi lumor që ne kemi për arsye të topografisë, gjeografisë dhe është e pashmangshme që ne do të kemi përmbytje. Janë 626 ujëmbledhës, rezervuarë në Shqipëri dhe kanë nevoja të mëdha financiare pasi janë të vjetër dhe duan rikonstruksion. 619 janë përgjegjësi të bashkive me probleme të mëdha në shkarkesa, digat dhe kapacitetet e tyre”.

Për të minimizuar dëmet nga përmbytjet, ambientalistët kërkojnë pyllëzimin e tokës.

“Të rritet bimësia pasi mban ujin si dhe të invetsohet nëpër diga dhe argjinaturat e lumenjve”, shprehet ambientalisti Ahmet Mehmeti.,

Sipas ekspertëve, miratimi i ligjit për mbrojtjen civile shihet me pozitivitet pasi ka të sanksionuar reduktimin e riskut dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë.

“Nuk i kemi të gjitha kapacitetet por ligji për mbrojtjen civile thotë se 2-4 % të ministrive kryesore do kenë fond për fatkeqësitë, si dhe 4 % të bashkive do kalojë në këtë drejtim”.

Edhe zyra e OKB në Shqipëri ka ngritur shqetësimin për ndryshimet klimatike në vendin tonë të shoqëruar me verë të nxehtë e të thatë si dhe rrebeshe shiu që priten të shkaktojnë përmbytje. Sipas koordinatorit të përhershëm të OKB në vendin tonë, parashikohen dëme të medha në bujqësi si dhe hidrocentrale./Tv Klan

Etiketa: EKSPOZIMIEuropëfatkeqesi


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
“Mund të kisha vdekur”, Banderas tregon historinë tronditëse të 2017-s

“Mund të kisha vdekur”, Banderas tregon historinë tronditëse të 2017-s

Monica Lewinsky flet për aferën seksuale me Bill Clinton

Nga Clinton me Lewinskyn tek Trump/ Histori presidentësh përballë akuzash

Pas pauzës së gjatë Flori Mumajesi kthehet me dy këngë

Pas pauzës së gjatë Flori Mumajesi kthehet me dy këngë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}