Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Tërhiqni pyetësorin makabër nga kopshtet e nxirrni përgjegjësit!

2023/03/14 at 9:19 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspertët: Tërhiqni pyetësorin makabër nga kopshtet e nxirrni përgjegjësit!

Për çështjen e formularit absurd të shpërndarë në kopshtet e Vlorë, kanë folur edhe psikologet Gejsi Anamali dhe Denata Toçe.


Sipas tyre, ky pyetësor duhet të tërhiqet dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë hedhur dhe lejuar atë. Sipas tyre pyetjet në formular japin indicie për aludime të tjera.

“Duhet të tërhiqet dhe mendoj që duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë hedhur këtë pyetësor. Shoh shumë pyetje ku nuk gjej një pikë referimi, apo një pikë lidhje mes një nëne dhe një fëmije parashkollor dhe këtij pyetësori, përveçse më jep indicie për aludime të tjera, për të menduar që ndoshta disa nga këto pyetjet mund të jenë pyetje që mund t’i bëhen një personi me probleme të shëndetit mendor. Përsëri pyetësori nis me emër mbiemër të fëmijës. Nuk duhej të plotësohej dhe nuk duhej t’u jepej prindërve”, tha Anamali.

“Këtu nuk diskutojmë për normalitet sesa diskutojmë për një pyetësor që është i pa mirë studiuar dhe i pa mirë mbështetur profesionalisht dhe i pastandardizuar sipas opinionit tim. Pyetjet që janë këtu janë pyetje me bazë që i takojnë mjekut psikiatër. Mendon nëse do ishe më mirë i vdekur edhe shqipja është e papërshtatshme, ose mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre. Po ta shikosh si pyetësor është klinik dhe i bëhet individualisht personave që i drejtohen në mënyrë vullnetare klinikës”, tha Toçe.

Pyetësori në fjalë nuk duhej të plotësohej dhe nuk duhej t’u jepej prindërve. Ndërsa për të pyetur fëmijët, sipas eksperteve, duhet marrë më parë miratimi i prindërve.

“Duhej të firmosej një miratim informues në lidhje me pyetjet që u zhvillohen fëmijëve. Merret një miratim nga prindërit që nëse në një moment që fëmija duhet të shkojë tek psikologu, apo punonjësja sociale, apo ka një problematikë në institucion merret një miratim nëse këta persona mund t’i afrohen fëmijës. Në rastin konkret nëse fëmijët janë pyetur pa miratimin e prindërve nuk është e lejueshme”, tha psikologia Anamali.

“Së pari duhet marrë miratimi i prindërve. Më thatë që nuk ka miratim të shkruar dhe të informuar mirë prindi për çfarë bëhet fjalë. Këtu ka edhe pyetje të pakuptueshme dhe mund të keqkuptohen nga prindi dhe mund të japin një informacion që të jetë krejt i papërshtatshëm dhe mund ta vërë në një pozitë të parehatshme. Këto janë pyetje shumë delikate. Nuk e besoj se ndonjë nga prindërit do t’u thotë nëse ka pasur tentativa vetëvrasjeje. Nuk ka pra as privatësi. Duhet të jemi të kujdesshëm për prindërit dhe sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët nëse ka pasur tentativa për t’u pyetur edhe ata pa prezencën dhe miratimin e prindërve. Është shkelje e të drejtave të tyre sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijëve. Prandaj edhe pyetjet janë pyetje të standardizuara që quhen. Do duhet që të jenë të mirëstudiuara, të konsultuara me profesionistë, që përjashtojnë ato aspekte profesionale dhe etike që përshtaten me ruajtjen e mirëqenies së individit. Më vjen keq, por kjo nuk është mënyra e duhur”, tha Toçe./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
COVID-19/ Kina rihapet për turistët, rifillon lëshimi i vizave

COVID-19/ Kina rihapet për turistët, rifillon lëshimi i vizave

Rrëzimi i dronit amerikan mbi Detin e Zi, Rusia: Kaloi pranë kufirit

Rrëzimi i dronit amerikan mbi Detin e Zi, Rusia: Kaloi pranë kufirit

Shqipëria kryeson në Ballkan, 14 festa zyrtare

Shqipëria kryeson në Ballkan, 14 festa zyrtare
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}