Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri në një mbledhje urgjente aleatët e PD-së në lidhje me krizën politike në vend. Takimi i Bashës me aleatët opozitarë u zhvillua në selinë blu.
Burime nga Opinion.al, mësohet se në takimin e kreut të PD-së me aleatët nuk është folur për emrin e kryeministrit të qeverisë teknike, por për një takim pozitë-opozitë.
Me sa duket, Basha në tryezë me Ramën, do të ulet bashkë me aleatët e tij për të diskutuar mundësitë dhe opsionet e daljes nga kriza.
Takimi ka përfunduar rreth orës 19:45. Ndër të tjera, në fokus të takimit, ka qenë situata politike në vend, propozimi i kreut të LSI, Ilir Meta për qeveri besimi, dhe ftesa e kryeministrit Rama për dialog./R.D