Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tronditëse/ Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës, në varrin e tij prehet dikush tjetër

2017/04/05 at 8:53 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tronditëse/ Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës, në varrin e tij prehet dikush tjetër

22 vjet pas vdekjes së një fëmije një vjeç, dy prindër nga Kuçova po përjetojnë dhimbjen për humbjen e trupit të varrosur që në vitin 1994. Familja sot nuk ka se ku t’i vendosin lule, pasi pa dijeninë e tyre fëmija është zhvarrosur. Pllaka e tij e varrit është vendosur diku tjetër, ndërsa në vendvarrimin e tij tashmë prehet dikush tjetër. Vladimir Çela, babai i fëmijës, pasi nuk mori zgjidhje nga policia, iu drejtua emisionit “Fiks Fare”. Gazetarët udhëtuan drejt Kuçovës, ku Vladimiri i shoqëroi në varrezat e qytetit. Ai tha se trupi i fëmijës është lëvizur nga vendvarrimi në muajin gusht 2016. Familjarët si zakonisht erdhën të vizitojnë varrin, por u shokuan nga çfarë konstatuan.


“Në muajin gusht erdha si zakonisht për të pastruar varrin, por pashë që varri ishtë lëvizur dhe pllaka me emrin e tim biri ishte vendosur në varrin ngjitur. Mësova se në vend të fëmijës tim prehej dikush tjetër. U alarmova, shkova denoncova në polici dhe ende nuk e di se ku prehet fëmija im. Firma e funeralit e ka zhvarrosur trupin e të voglit pa dijeninë time dhe nuk më kanë njofuar në as një moment, as para e as pas zhvarrosjes” shprehet z. Çela.

Punonjësit e varrezave i kanë pohuar se eshtrat ë të ndjerit i kanë vendosur në varrin ngjitur, aty ku është edhe pllaka me emrin e djalit, Artan. Por Vladimiri ngre pikëpyetje nëse është apo jo i vërtetë ky fakt , pasi çdo gjë ka ndodhur në fshehtësi të plotë. Gazetarët iu drejtuan edhe varrmihësve për të kuptuar më qartë se çfarë kishte ndodhur. Një prej tyre, Ceno Qerosi, i cili pranon se ka bërë zhvarrosjen e fëmijës, pohon se ky gabim ka ndodhur në datën 10 gusht. “Atë dite na thanë që do të kryhej një varrim dhe që e ndjera kishte kërkuar të vendosej në një vend me nipin. Punonjësit e firmës së funeralit erdhën e na thanë ku duhej të gërmonin, por më pas u kuptua që kishim hapur varrin e gabuar. Më vonë menaxheri i firmës më telefonon dhe vendos që t’u ndryshojmë vendin eshtrave të fëmijëve. Kjo u duk zgjidhja më e mirë pasi për të lëvizur trupin e sapovarrosur do të duhej leje nga prokuroria, ndaj u dha kjo zgjidhje” tregon z. Qerosi.

Gazetarët iu drejtuan edhe menazherit të firmës së funeralit për vendimin e marrë, z. Zoje Bizhka. Menaxheri e sheh të gjithë situatën e krijuar si një gabim njerëzor dhe se është munduar t’i japi zgjidhjen më të mirë të mundshme. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk ishin njoftuar familjarët apo autoritetet përkatëse , z.Bizhka iu përgjigj se ishte në pritje të qetësimit të situatës së krijuar dhe më pas do t’i njoftonte. Kurse përsa i përket punonjësit që bëri gabimin nuk është marrë as një masë, pasi aktualisht çështja është në prokurori. “Por jemi gati që shpenzimet për varrin e ri të fëmijës me mbiemër Çela t’i kryejmë ne” shprehet z.Bizhka. Ndërsa drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë e Kuçovës Petrit Shyti, shpjegon se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate, por e ka mësuar nga gazetarët e emisionit Fiks Fare. “Nuk kam qenë në dijeni të këtij gabimi. Për herë të parë e kam mësuar nga ju. Eshtë shumë e rëndë që firma e funeralit nuk na ka njoftuar. Normalisht procedura për zhvarrosjen e një të ndjeri kërkon lejen tonë dhe pasi bindemi dhe njëkohësisht jemi konform ligjit, atëherë e japim lejen” shpjegon z.Shyti.

Për Prof. Dr. Sokrat Meksi, specialist pranë Insitutit të Mjekësisë Ligjore, dikush duhet të japë llogari për situatën e krijuar, pasi është një vepër penale mbështetur në nenin 118 të Kodit penal. “Në ligj përcaktohet që zhvarrimet duhet të bëhen me lejen e familjarëve të të ndjerit si edhe me leje nga bashkia. Në këtë rast nuk është marrë asnjë leje ndaj kemi të bëjmë me një vepër kriminale, ku sipas ligjit dënimi varion nga gjobë deri në pesë vjet burg” përfundon specialisti Meksi .



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Sot është përuruar linja e parë ajrore low cost Tiranë-Budapest

Sot është përuruar linja e parë ajrore low cost Tiranë-Budapest

Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli shpallet kampion Europe

Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli shpallet kampion Europe

Skandal! Pacientët në dorë të infermierëve ngelës e me leje të falsifikuar

Skandal! Pacientët në dorë të infermierëve ngelës e me leje të falsifikuar
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}