Aktualitet

Ekoparku i Durrësit/ Rama: Nga një bombë mjedisore do të jetë zonë pushimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 08/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video nga punimet në Ekoparkun e Durrësit, i cili sipas tij, po merr formën përfundimtare.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se deri dje ky vend ishte një bombë mjedisore, ndërsa thekson se së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive e zona pushimi.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas