Aktualitet

Formulari A1/A1Z për maturantët, hapen aplikimet në këto data


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 08/09/21 |
Opi Nion

Të gjithë maturantët që nuk kanë plotësuar formulain A1/A1Z për të aplikuar në universitet, tashmë mund ta plotësojnë në datat 8-13 shtator 2021, në Portalin e Maturës Shtetërore 2021. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në rrjetin social Facebook.

“Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z

Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021. Suksese të gjithëve!”, shkruan Kushi.

Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë./Opinion.al

 

Pas