Aktualitet

Ekipi ra nga kategoria, kapiteni festoi me prostituta, ja vendimi i tij ..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 29/04/16 |
b.f

Sulmuesi i Aston Villa-s Gabby Agbonlahor ka dorëzuar shiritin e kapitenit dhe ka kërkuar falje për sjelljen e tij në javët e fundit. Villa e kishte pezulluar Agbonlahor pasi ishte fotografuar duke festuar direkt pas ndeshjes që vulosi rënien nga kategoria në fillim të muajit. Gabbi shkroi në profilin e tij të Instagram: “Si fillim dua të kërkoj falje te të gjithë tifozët e Aston Villa-s për sjelljen time në javët e fundit, sidomos në një kohë të errët për të gjithë që janë pjesë e klubit. Jap dorëheqjen nga roli i kapitenit të ekipit, sepse nuk e meritoj më. Shiriti i kapitenit ishte një nder i madh për mua dhe më dhemb që e kam humbur.”

“Kam 16 vite që luaj këtu dhe kam shumë momente të bukura. Festimi  dhe pasioni im, sidomos kundër ekipeve rivale, kanë treguar se sa besnik jam. I kërkoj tifozëve të më falin sepse edhe unë jam shumë i mërzitur për situatën që po kalojmë. Pranoj se paraqitjet e mia gjatë këtij sezoni nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe premtoj se do të punoj fort për t’u përmirësuar. Aston Villa deri në vdekje!” Agbonlahor do të jetë i gatshëm që prej së martës, pra ndeshjen e radhës kundër Watford ai do ta humbë sërish.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas