Aktualitet

Grabitën me dhunë, policia vendos në pranga 4 të rinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 29/04/16 |
b.f

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur sot vjedhjen me dhunë ndaj një shtetasi dhe prangosi tre autorët, ndërkohë që shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e katërt.

Sipas policisë, në pranga u vunë Erment Hasanaj, 31 ­vjeç, banues në Fratar, Mallakastër; Kelmend Skënderaj, 22 ­vjeç , banues në Poçem, Mallakastër; Ermal Aliaj, 24­ vjeç , banues në Poçem , Mallakastër dhe u shpall në kërkim shtetasi J.I , 26 vjeç , banues në Vlorë. Ngjarja ndodhi në 19.03.2016 në Mogila.

Këta persona i zunë pritë shtetasit M.L , banues në Fier, në segmentin rrugor nacional Krahës – Memaliaj dhe e keqtrajtuan fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë. Vijon puna për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim./ Panorama.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas