-Jetë dhe Stil

Efekti koronavirus: Parashikimi i motit mund të humbasë saktësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 09/04/20 |
Opi Nion

Ndërsa një pjesë e madhe e globit vijon të qëndrojë e izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspertët kanë vërejtur një ulje të ndotjes në ajër pikërisht për shkak të fluksit të ulët të lëvizjes, ndaljes së punës së disa industrive dhe rënies së qarkullimit të automjeteve.

Por një tjetër efekt i mbylljes së shkaktuar nga koronavirusi lidhet me saktësinë e parashikimit të motit. Anulimi i shumë fluturimeve ajrore tregtare është duke u krijuar probleme meteorologëve në të gjithë botën. Kjo sepse modelet e parashikimit të motit të lidhur me të dhënat e temperaturës dhe shpejtësinë e erës, mblidhen nga qindra avionë që fluturojnë në ajër. Shërbimi Kombëtar Amerikan i motit përdor më shumë se 250 milionë matje çdo vit të marra nga avionët. Ndërkohë të dhënat për muajn mars nga shërbimi meteorologjik janë përgjysmuar. /Opinion.al

 

Pas