Sport

Edy Reja: Me Islandën duhet të japim 200% (Një porosi për përkthyesin)


               Publikuar në : 12:40 - 09/09/19 |
geliano fataj

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për përballjen me Islandën, pas dështimit që bëri ndaj Francës. Në një konferencë për mediat trajneri i Kombëtares, Edy Reja tha se në këtë ndeshje do të jepet 200% për të shpresuar ende te kualifikimi.

“Kjo është ndeshja vendimtare, këto janë 90 minuta për të vazhduar ëndrrën tonë. Nëse mundim Islandën kemi më tepër mundësi që të qëndrojmë në garë për Euro 2020, në të kundërt përqindja bëhet më e ulët, me 12 pikë diferencë nga kundërshtarët. Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në shtëpi. Detyra jonë është pikërisht të fitojmë me Islandën dhe duhet të japim 200% për të shpresuar ende te kualifikimi. Jemi të favorizuar prej kalendarit që kemi, duke shfrytëzuar ndeshjet në shtëpi dhe të marrim pikë në transfertë”, tha tekniku italian.

Në konferencë u vu re dhe një “merak” që kishte Edy Reja, teksa i tha përkthyesit që tregohet i kujdesshëm, pasi “gazetarët kanë pushkën gati”.

Në lidhje me skemën e përdorur në përballjen ndaj Francës, për të cilën pati shumë kritika, tekniku italian tha: “Mua më pëlqen të mbrohem duke sulmuar, duke ushtruar presion. Kjo skemë të lejon të luash me dy sulmues dhe mesfushorë që ndihmojnë sulmin. Edhe tre qendërmbrojtësit duhet të dalin përpara, të bëhen mesfushorë ndonjëherë”./ Opinion.al

Pas