Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“E vërteta e dyfishtë” në bankat e shkollës?

2016/04/28 at 2:34 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“E vërteta e dyfishtë” në bankat e shkollës?

Nga Prof. Dr. Myftar BARBULLUSHI


Urani, zoti i qiellit të shndritshëm, apo vetë Qielli, dhe e ëma e tij Gea, hyjnesha e tokës dhe njëkohësisht vetë Toka, vendosën të martoheshin. Nga kjo lidhje incesti lindën 12 trashëgimtarë. Por Urani ishte xheloz ndaj fëmijëve të tij. Gea, për t’i mbrojtur ata, bashkon forcat me djalin e tyre të vogël, Kronusin, i cili do t’i sakatojë Uranit organet gjenitale.

Gjaku i Uranit bie në tokë duke i dhënë jetë brezit të ri të Gjigantëve dhe Erinieve, hyjneshave të hakmarrjes, të ngjashëm me Titanët. Si është e mundur kjo? Ndoshta sepse në gjak – thotë mitologjia – ka spermë, e cila formohet në palcën e kockave dhe prej andej kalon në gjak. Mit ky që në vetvete mëshiron enigmën e të tri fushëbetejave më të ashpra të shkencës e fesë; Astronomia, Origjina e Jetës dhe Mjekësia.

Edhe pse janë dy forcat intelektuale më të fuqishme të planetit, shkenca dhe feja, në disa këndvështrime fatkeqësisht ofrojnë dy qasje të ndryshme të realitetit, “dy të vërteta” diametralisht të kundërta, tentativat e bashkimit të të cilave kanë përfunduar si kripa në ujë. Dënimi i Galileo Galileos, Giordano Brunos, apo themelet e evolucionit të Darvinit i kanë dhënë goditje të madhe këtij bashkimi, me impakt frenues edhe në aplikimin e një sërë metodave mjekësore me perspektiva të mëdha diagnostikuese e mjekuese në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së përditshme.

Embrionet, kontracepsioni, vaksinat, transplanti i organeve dhe vdekja e asistuar apo eutanazia kanë lindur dhe ecur gjatë në një rrugëtim të minuar me paragjykime e “të vërteta të ndryshme” me origjinë religjioze, filozofike, shkencore, mjekësore dhe ligjore. Nëse dominimi i provave shkencore sot mbizotëron fuqishëm mbi çdo lloj pikëpyetjeje religjioze mbi vlerën e vaksinimit, nëse transplanti i organeve – një nga mrekullitë e mjekësisë – ka marrë “patentën” e fesë si një “akt i vërtetë dashurie”, nëse kontracepsioni si çelës i planifikimit familjar është në duar të sigurta mjekësore, mbi embrionet dhe eutanazinë ka akoma shumë debate.

Ne bëjmë gjithçka për jetën tonë, në mënyrë që ajo të jetë më e lehtë, më e plotë, më e lumtur dhe madje sa më e gjatë të jetë e mundur.

Ne po bëhemi gjithnjë e më të vetmuar dhe gjithnjë e më shumë të rrezikuar të vuajmë nga sëmundjet kanceroze dhe ato mendore me humbje të kujtesës që jo rrallë shoqërohen me vuajtje, dhimbje, paraliza dhe depersonalizim. Në këtë betejë për cilësinë e jetës, për kërkime shkencore që do të luftonin deri dhe sëmundjet mendore, shkencëtarët janë të bindur se embrionet – ato që hidhen – mund të shërbejnë si preambula e një jete më cilësore.

Por, sipas Kishes, embrioni tashmë është një krijesë e Zotit dhe askush nuk ka të drejtë të dhunojë një jetë. Por, kur fillon jeta në të vërtetë?

Në këtë pikë nuk ka njëmendësim edhe në mesin e atyre që besojnë. Katolikët, budistët dhe hindutë besojnë se jeta fillon që në konceptim.

Për protestantët që në kohën e ngjizjes ose stacionimin e produktit të konceptimit në mitër. Për hebrenjtë, jeta fillon 40 ditë pas konceptimit.

Për Islamin fryma hyn në fetus në muajin e katërt të shtatzënisë; është ky momenti kur fillon jeta.

Në mungesë të embrioneve dhe të shpresës, a duhet të kenë të drejtë këta njerëz të paktën të vendosin për kohën dhe rrugën e ikjes nga kjo botë? “E drejta për të vdekur, për të zgjedhur mënyrën dhe kohën, është e njëjtë me të drejtën për të jetuar”, argumenton filozofi Joseph Raz. Vitet e fundit edhe kisha katolike, protestante, islami dhe judaizmi e kanë modifikuar shumë qëndrimin ndaj eutanazisë, të paktën ndaj formës së saj pasive, të cilën jo vetëm e miratojnë, por edhe e rekomandojnë.

“Kur të vijë koha për t’u larguar, më lejoni të shkoj, me një gotë uiski në dorë dhe një pilulë të vogël të këndshme – e më pas, natën e mirë përgjithmonë”, shkon shumë përtej, deri në një miksim të frikës me joshjen dhe mornicat, Margaret Drabble, shkrimtare, biografe dhe kritike.

A mund të shkrihet paradoksi i “së vërtetës së dyfishtë”? – pyet David Lodge, një profesor i shkencës së mjedisit në Paris, disa muaj më parë në revistën “Nature”. Për t’u shkrirë një akullnajë shekullore, së pari duhet një klimë dhe një temperaturë e caktuar.

E nëse flasim për klimën, i takon shkencës ta përgatisë atë. Ajo ka shumë detyrime ndaj Fesë. Ajo kurrë nuk duhet të harrojë atë çka në gjithë këto vite Feja ka bërë për të. Pa mbështetjen e saj financiare, shkenca nuk do mund të rritej, të afirmohej e të përhapej në të gjithë Europën. Jo rastësisht universitetet e para u hapën në vendet e kishës. Po kështu, institucionet e islamit kanë mbështetur fuqishëm dijetarët e tyre.

“Shtatëqind e pesëdhjetë ajete kuranore (pothuaj një e teta e librit) nxisin besimtarët që të studiojnë natyrën, të përsiatin e të shfrytëzojnë arsyetimin në kërkim të përsosmërisë, diturisë dhe të kuptuarit shkencor në thelb të shoqërisë”, shprehet Abdus Salami, fituesi i çmimit Nobel në fizikë (1979).

E ku, dhe kur, kjo temperaturë mund të jetë më e lartë veçse në furrnaltën e moshës së shkollës dhe për më tepër në tempullin e dijes? /Panorama



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Luana… dhe saga e luleve vazhdon…

Luana... dhe saga e luleve vazhdon...

Ja kush është nr.2 i SHISH, ikën pas 13 vitesh Ylli Alushi

Ja kush është nr.2 i SHISH, ikën pas 13 vitesh Ylli Alushi

Tastiera e re e smartphone, mund të shkruani SMS vetëm me një dorë

Tastiera e re e smartphone, mund të shkruani SMS vetëm me një dorë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}