Aktualitet

E shoqëruara për parullën ndaj Borchard: Unë zgjedh të mos hesht


               Publikuar në : 11:51 - 16/05/19 |
xhu lia

Parulla e shkruar në ambientet e pallatit ku banon Ambasadori i OSBE-së bëri xhiron e mediave ditët e fundit.

“Borchard të të vijë turp” ,shkruajtën një grup të rinjsh pas protestës së pestë të frontit opozitar.

Policia e shtetit në lidhje me këtë ngjarje shoqëroi disa të rinj për ti pyetur për ngjarjen.

Një ndër të shoqëruarat, Ana Azizaj ka reaguar sot me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se nuk do të pranojë të heshtë përballë gjendjes ku ndodhet vendi. Ajo gjithashtu mohon të ketë shkruar parullën kundër Ambasadorit Borchard, siç pretendon policia.

Postimi i Ana Azizaj:

Turp të kesh

Kjo fjali kaq e shkurtër bëri të ndahej Shqipëria në dy opinione kundër ndërkombtarëve dhe pro ndërkombtareve, kunder qeverise dhe pro qeverise. Pavarsisht qe parrulla nuk eshte shkruar nga mua une e them me plot gojen Turp te kesh.

Ne Shqiperi mendoje nuk eshte monenti te ndahemi ne gjysme, jemi ne situaten ku askush nuk do te jetoje me ne Shqiperi, jemi ne gjendjen ku askush nuk do te shkollohet ne Shqiperi, jemi ne situate ku askush nuk beson me ne sistemin tone te drejtesise, jemi ne situaten ku askush seshte me i sigurte ne Shqiperi, jemi ne situaten ku askush se di cprodhime ushqimore konsumon me ne Shqiperi, jemi ne situaten ku vazhdojne te duan te na coptojne kufinjte, jemi ne situaten ku rinia nuk punesohet ne Shqiperi, jemi ne situaten ku profesioni i mjekut eshte rrenuar ne Shqiperi, jemi ne situaten ku artin mundohen ta zhdukin ne Shqiperi, jemi ne situaten ku duhet te jemi NJE.

Nuk ka rendesi qeveria, nuk ka rendesi flamuri partiak nuk ka rendesi mendimi i atyre qe komentojne anglisht per situaten ne Shqiperi, e verteta eshte Shqiperia nuk eshte mire. Nuk ka rendesi reforma qe nderrmerret kur vazhdon i sherben Rilindjes, nuk ka rendesi vetingu kur i sherben Rilindjes, nuk kane me rendesi fotot dhe vidiot 3D per te menduar qe Shqiperia eshte mire, nuk kane me rendesi batutat e Kryeministrit, rendesia ne kete moment eshte Shqiperia.

Cdo qeveri duhet ti trembet popullit te saj. Ndaj une zgjedh te mos hesht une zgjedh te protestoj. Shqiperia eshte e shqiptareve ndaj po vazhdoje e po them turp te keni per situaten qe jemi./Opinion.al/

Pas