InstaBIZ

Përse Brad Pitt nuk ka patur lidhje pas ndarjes me Jolie?


               Publikuar në : 12:53 - 16/05/19 |
xhu lia

Që prej tre vitesh çifti i njohur i aktorëve hollivudian Brad Pitt dhe Angelina Jolie i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Megjithatë që prej asaj periudhe e deri tani aktori i njohur nuk është përfolur për asnjë histori dashurie.

Sipas “Hollywood Life” ka një arsye se përse Brad nuk ka nisur një histori të re. Ai e ka shumë të vështirë të dashurohet sërish.

 “Brad nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”, -kanë treguar burimet.

Aktori është duke shijuar kohën e tij si beqar dhe vetëm kur të jetë i sigurt do ta bëjë publike një lidhje të re,  si për fansat e tij dhe gjithashtu do t’ia prezantojnë dhe fëmijëve të tij./Opinion.al/

Pas