Kronikë

E rëndë në Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën pasi solli në jetë fëmijën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 13/11/20 |
Al Do

Një 20-vjaçare ka humbur tragjikisht jetën në Gjirokastër pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Ajo është identifikuar si Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, por e martuar në Zhulat.

Sipas informacioneve të para, mësohet se e reja i ishte nënshturar një operacioni për të lindur fëmijën.

Në momentet e para gjithçka kishte shkuar në rregull dhe fëmija kishte ardhur në jetë i shëndetshëm.

Por pas operacionit, 20-vjeçares ishin shfaqur komplikacione të cilat rezultuan fatale për jetën e saj.

Ende nuk ka informacion se çfarë ja shkaktoi humbjen e jetës Kleas ndërkohë që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. /Opinion.al

Pas