Kronikë

E infektuar me COVID-19, humb jetën mësuesja nga Fieri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 13/11/20 |
Al Do

Një tjetër mësues ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Violeta Licaj, mësuese në shkollën “Liri Gero” në Fier  ka humbur betejën me virusin, ndërsa dy ditë më parë po në këtë qytet humbi jetën një tjetër mësues.

Lajmin për ndajen nga jeta të mësueses e kanë bërë me dije edhe kolegë të saj, duke postuar dhe dedikime në rrjetet sociale.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj . Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta! Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë. Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë. Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional . Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër. Do të na mungosh shumë e dashur …..Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRE!”, shkruan një nga kolegët e saj.

Violeta Licaj bëhet mësuesja e katërt në dy ditët e fundit që është konfirmuar se ka humbur jetën nga COVID-19./Opinion.al

Pas