Kryesore

Basha publikoi videon/Rama:Këta ëndërrojnë vdekjen e shqiptarëve dhe timen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 13/11/20 |
Al Do

Kryeminstri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë përplasur sot “online” lidhur me një video të publikuar pak më parë nga kreu i opozitës.

Basha publikoi një video ku shfaqej kryeministri Rama gjatë një fjale të tij ku përsëriste akuzat e bëra nga opozita për sistemin shëndetësor dhe menaxhimin e pandemisë. Videoja shoqërohej nga efektet zanore të kollitjes, që zakoninsht e kanë të sëmurët me COVID-19, si dhe disa efekte vizuale të koronnavirusit.

“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!”, shkruan Basha.

Por kryeministri Rama e ka cilësuar të neveritshme këtë video duke akuzuar opozitën se ëndërron vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe të tijën.

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan Rama në Twitter./ Opinion.al

Pas