Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E reja që u mbajt peng nga i dashuri: Më futi 4 gishtat në fyt për të më marrë shpirtin

2023/04/17 at 1:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E reja që u mbajt peng nga i dashuri: Më futi 4 gishtat në fyt për të më marrë shpirtin

28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri i saj Gleard Gusholli, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar.

E reja thotë së Gleard Gusholli e kishte dhunuar edhe më parë, gjatë kohës kur qëndronin në Gjermani. Çifti ishte njohur rreth 1 vit e gjysmë më parë dhe kishin qëndruar bashkë edhe në Gjermani, aty ku 28-vjeçarja jetonte e punonte si infermiere.

Vajza rrëfen se dhe në Gjermani, 31-vjeçari e kishte dhunuar dhe se familja e saj e kishte përzënë nga shtëpia.

Por ajo thotë së ishte ribashkuar me Gushollin dhe kishin vendosur të ndërtonin jetën në Shqipëri. Do të mjaftonte vetëm një javë bashkëjetesë që ky i fundit ta mbyllte në shtëpi dhe ta dhunonte në mënyrë barbare.

Një nga momentet më dramatike që e reja tregon është kur 31-vjeçari i fuste 4 gishtat në grykë deri në fund duke tentuar ta vrasë.

E dhunuara: Unë kam ardhur më datë 1 Prill për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë, kemi sistemuar shtëpinë tonë. Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar, ‘do të hedh në lumë, do marr kushëririn tim tani në telefon, do të të hedh në lumë. S’do të të nxjerr nga shtëpia’. Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë në trup. Më gjuante me një shkop që ishte me gozhda. Më gjuante në gjithë trupin, më nxirrte thikën, ma mbante te trupi, te këmba… ma mbante dhe më thonte që unë do ta çaj barkun. I lutesha, i thoja ‘ma hap derën dhe nuk më do, nuk më do në rregull, vetëm ma hap këtë derë që të dal nga kjo shtëpia’. Ai donte me u hakmarrë tek unë, ky ka qenë plani i tij.

-Po përse?

E dhunuara: Sepse ne kemi qenë 3 muaj të ndarë dhe në Gjermani ka filluar gjithë kjo dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh që ushtronte dhunë ndaj meje dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani.

Prej sa kohësh njiheshit?

E dhunuara: Ne njiheshim prej gati 1 viti e gjysmë. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kam denoncuar, as unë as familja ime. Ky tani prej xhelozisë, sepse kemi qenë 3 muaj të ndarë, donte të hakmerrej. Ma merrte telefonin s’ma jepte, nuk ma hapte derën për të dalë. Nuk kontaktoja dot asnjeri.

Po në Gjermani bashkëjetonit?

E dhunuara: 1 muaj e gjysmë kemi bashkëjetuar dhe pastaj prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia, i thanë merr gjërat dhe dil nga shtëpia.

-Ai ishte vetëm në kohën që keni qëndruar me të në apartamentin në Tiranë dhe a kanë ushtruar dhunë persona të tjerë ndaj jush?

E dhunuara: Personat të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë, por e di që fliste në telefon, dilte në ballkon dhe fliste në telefon. Shkruante mesazhe, më kërcënonte që do vijë shoku im tani, do të bëjmë të pamundurën që të të torturojmë, do të të vdes, do të të hedh në lumë.

-Kush ju solli në spital?

E dhunuara: Në spital, herën e fundit u zumë sepse e pyeta përse nuk i lejohet atij të hyjë në Gjermani. Ai këtë gjë nuk e dinte, kështu më thoshte mua, që nuk e di këtë gjë dhe akuzonte dhe prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar. Ne nuk kemi bërë as denoncim atëherë asgjë, dhe në këtë moment ai merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani, që të marr vesh pse nuk më lejohet të futen në këtë vend. Në atë moment ajo thoshte disa herë që të lutem mos u zini sepse e merrte vesh që unë bërtisja. Sa herë bërtisja unë, ai e fikte telefonin, më gjuante, më godiste. Më thoshte do të vras. Ndërkohë folën prapë në telefon dhe aty i kërkova ndihmë, kjo ishte e fundit që unë mund të bëja, edhe pse e dija që ai ndoshta mund të më vriste mua. Por kërkova ndihmë i thashë të lutem Olta hajde më ndihmo. E fiku telefonin, në atë kohë, më fuste 4 gishtat në grykë deri në fund dhe me ma marrë shpirtin. Në atë moment unë e dija që ok po vdes, tani po jap avash-avash shpirt.

Etiketa: Gleard Gusholli

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
E reja që u mbajt peng nga i dashuri: Më futi 4 gishtat në fyt për të më marrë shpirtin

U dhunua dhe u mbajt peng 1 javë, policia merr në mbrojtje 28-vjeçaren

Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg

Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg

Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve të Pashkës, radhë në Kapshticë

Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve të Pashkës, radhë në Kapshticë

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com