Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg

2023/04/17 at 1:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritiku i Kremlinit dënohet me 25 vjet burg

Gazetari Vladimir Kara-Murza, shtetas ruso-britanik dhe njëkohësisht kritik i zëshëm i Kremlinit, u dënua me 25 vjet burgim për tradhti dhe vepra të tjera.


Gjykata e Qytetit të Moskës shpalli të hënën vendimin për akuzat, të cilat vetë Kara-Murza i mohon.

Verdikti vjen pas më shumë se një viti prej se Kara-Murza është arrestuar nën akuzat për përhapje të “informacioneve të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë. Është ky një nga dënimet më të ashpra të një rusi, i cili është shprehur kundër luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Qeveria britanike dënoi menjëherë verdiktin dhe dënimin, duke thënë se rasti kundër 41-vjeçarit, baba i tre fëmijëve, është “i motivuar politikisht”.

“Vladimir Kara-Murza ka dënuar me guxim pushtimin rus të Ukrainës për atë që është – një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së. Mungesa e angazhimit të Rusisë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, është alarmante”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike.

Kara-Murza, kundërshtar i zëshëm i Qeverisë aktuale ruse, tha se është burgosur për pikëpamjet e tij politike, që janë kundër luftës në Ukrainë dhe kundër “diktaturës së presidentit rus, Vladimir Putin”.

“Jo vetëm që nuk pendohem për asnjë nga këto, por jam krenar për të gjitha”, tha ai, duke shtuar se mezi pret një ditë “kur ata që e ndezën këtë luftë, dhe jo ata që u përpoqën ta ndalin atë, të jenë të njohur si kriminelë”.

Rusia ka miratuar një ligj që kriminalizon përhapjen e “informacionit të rremë” për ushtrinë e saj, menjëherë pasi ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022.

Kara-Murza është i fundit në mesin e disa aktivistëve të opozitës, reporterëve dhe të tjerëve që janë arrestuar dhe ndjekur penalisht në bazë të këtij ligji./REL

Etiketa: moskerusiVladimir Kara-Murza


Ju sugjerojmë

Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
Bota

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

9 Qershor, 2026 2:06 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I zhdukur prej disa ditësh/ Eglant Koçi dyshohet të jetë rrëmbyer, një i arrestuar

9 Qershor, 2026 1:34 pm
Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
Bota

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

9 Qershor, 2026 12:37 pm
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar
Kronikë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

9 Qershor, 2026 12:31 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën

9 Qershor, 2026 12:23 pm
Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë
Kryesore

Rama: Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë

9 Qershor, 2026 12:20 pm
Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare
Kryesore

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

9 Qershor, 2026 12:18 pm
Para
Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve të Pashkës, radhë në Kapshticë

Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve të Pashkës, radhë në Kapshticë

Më 3 Prill nis gjykimi, për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfundon marrja në pyetje e dëshmitares së parë

PD ankesë KQZ-ës: Ndaloni Berishën të përdorë emrin dhe logon e partisë demokratike

PD ankesë KQZ-ës: Ndaloni Berishën të përdorë emrin dhe logon e partisë demokratike
















TE FUNDIT

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
9 Qershor, 2026

Kyeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit amerikan Bernie Sanders, i cili ka reaguar për protestat që po zhvillohen në...

Lexo më shumë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shqetësojnë protestat kundër tij që po zhvillohen prej më shumë se një jave...

Lexo më shumë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
9 Qershor, 2026

Kryeministri  Edi Rama është zotuar se do të vazhdojë me projektin në Zvërnec. Në një intervistë për Al Jazeera-n, Rama e...

Lexo më shumë

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
9 Qershor, 2026

Kirurgët kinezë kanë kryer transplantin e parë të kombinuar në botë të një mëlçie derri të modifikuar nga gjenet dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}