Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E plotë/ Gjithë përplasjet që detyruan PS të terheqë kandidaten në Kavajë

2017/04/01 at 12:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E plotë/ Gjithë përplasjet që detyruan PS të terheqë kandidaten në Kavajë

Partia Socialiste ka tërhequr kandidaten për kryetare bashkie në Kavajë, pasuesen e Elvis Rroshit, znj. Silvana Daja, e cila është dhe bashkëshortja e kreut të PS në Kavajë Gentian Daja.


Dorëheqja e saj brenda javës është për arsye politike. Kundra saj ishte aleati në koalicion, LSI-ja. Asnjëherë LSI nuk tha se pse nuk ishte dakord me këtë kandidaturë, por deklaroi zyrtarisht se PS nuk ishte konsultuar gjatë përzgjedhjes së znj. Daja. Madje n/kryetari i LSI-së, refuzoi ti permendte dhe emrin…

Nga ana tjetër opozita disa herë e kishte etiketuar Gentian Dajën si trafikant droge.

Opinion.al ka përgatitur një kronologji të plotë të gjithë deklaratave dhe akuzave publike që çuan PS në këtë vendim.

24 Mars- Presidenti i Republikës nxorri dekretin sipas të cilit zgjedhjet e pjesshme lokale të Kavajës mbahen më 7 Maj.

24 Mars- Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka reagon duke deklaruar se opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës.

“Ju jeni në dijeni të vendimit që ka marrë opozita shqiptare. Zgjedhje me Edi Ramën me paratë e pista të drogës nuk do të ketë. Në Kavajë apo në cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm. Ky është një vendim që e morën qytetarët shqiptarë më 18 shkurt”.

24 Mars- Rama i përgjigjet PD-së për bojkotin në Kavajë:

“PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë?Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”

25 Mars- kreu i PS në Kavajë, Gentian Daja bën të ditur se janë zgjedhur kandidatët për kryetar bashkie dhe mes tyre është edhe bashkëshortja e tij Silva Daja.

“Mbledhja e Asamblese Socialiste te Kavajes propozoi 6 kandidate per Kryetar Bashkie nje nder te cilat edhe bashkeshortja ime Silvana Daja. Nisur nga ky propozim per te mos ndikuar jam i detyruar te dorehiqem nga detyra e Kryetarit te Partise Socialiste Kavaje”.

26 Mars- Kreu i grupit socialist Taulant Balla deklaron se PS merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës edhe pa opozitën.

“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme për implementimin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën”.

29 Mars -LSI deklarohet për herë të parë për zgjedhjet në Kavajë duke dhënë edhe lajmin e papritur se kjo forcë politike nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Kavaja është një rast i çuditshëm, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme dhe gabimit në zgjedhje dhe qytetarëve të Kavajës u jepet mundësia të korrigjojnë gabimin, që nuk e bënë. Nga kjo pikëpamje duke qenë se është jashtë fokusit të situatës dhe meqë zgjedhja e kandidaturës është bërë në mënyrë të njëanshme mbetet cështje e PS dhe LSI nuk ka pse të implikohet. LSI nuk merr pjesë në farsë, është e vendosur dhe do të ushtrojë kontributin që të zhvillohen zgjedhje me standarde europiane”.

30 Mars- Kreu i PS-së Tiranës, Saimir Tahiri reagon me tone të ashpra ndaj LSI që nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës.

“Deklaratat e LSI se zgjedhjet në Kavajë qenkan farsë jane destruktive dhe nuk ndihmojne askend. Aq me pak kthimin e opozites ne normalitetin demokratik. Ka nje tjeter pyetje te thjeshte: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajes ne marreveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikunder po PS propozoi kandidaturen per Dibren dhe LSI i takonte te propozonte kandidaturen per Kolonjen. Ndaj LSI le te thote me mire qe nuk deshiron te merret me fushaten e Kavajes dhe kjo mund te jete e mirekuptueshme. Por keshtu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!”

30 Mars- Luan Rama i përgjigjet Saimir Tahirit, duke shpjeguar edhe njëherë arsyet se pse LSI nuk hyn në zgjedhjet e Kavajës.

“Nuk jemi regjstruar në zgjedhjet e Kavajës. Nuk marrim pjesë, pasi nuk jemi dakord me mënyrën se si u procedua për të zgjedhur kandidatin. Ishte e njëanshme, pra nuk u trajtuam si partner koalicioni. Ne kemi qenë kundër për kandidaturën e Elvis Rroshi. Ndaj kjo është një çështje e PS-së. Ne jemi korrekt i qendrojmë marrëveshjeve të koalicionit. Sepse të jesh partner në qeverisje do të thotë të pyesin dhe të pyesësh. Pra të vendosësh sëbashku”.

30 Mars – Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Opinion deklaron se kandidatura e PS për Kavajën nuk është vendosur ende.

“Se kemi vendosur kandidatin e Kavajës, kemi kërkuar kandidaturat nga Partia Seocialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë. Siç funksionon marrëveshja e koalicionit, duke qenë se Kavaja është një bashki që propozimin e ka Partia Socialiste, ajo do bëjë propozimin”.

/R. Dedaj-Opinion.al



Ju sugjerojmë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Erik Fullani ‘humb’ varësen e Noizy-t, ja çfarë ndodh

Erik Fullani 'humb' varësen e Noizy-t, ja çfarë ndodh

Vlorë, shembet me 36 kg tritol ndërtesa 5 katëshe

Vlorë, shembet me 36 kg tritol ndërtesa 5 katëshe

Video/ Lojrat me dorë të socialistëve më 1 Prill

Video/ Lojrat me dorë të socialistëve më 1 Prill
















TE FUNDIT

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
14 Korrik, 2026

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ish-zyrtari vendor është marrë i pandehur për veprën penale të...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}