Aktualitet

E përqafuar me Metën, Kryemadhi uron Pashkët: Gëzuar nga ne të dy


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 02/05/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kanë uruar besimtarët Ortodoksë për ditën e Pashkës.

Këtë herë si Presidenti po ashtu edhe Kryemadhi urimin e tyre e kanë shoqëruar me foto të njëri-tjetrit.

Kryemadhi  ka publikuar një foto ku shfaqet e përqafuar me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta.

“Miq dhe dashamirës, GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira. Bekime për ju dhe familjet tuaja.’-shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë që edhe Presidenti Ilir Meta, ka bërë të njëjtin veprim. Krahas fotos së publikuar ku shfaqet me Kryemadhin shkruan: “Gëzuar Pashkën!  Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!”./Opinion.al

Pas