Aktualitet

Grabiti argjendarinë në Vlorë, lihet në burg Martin Kapllanaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 02/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e shkallës së parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Martin Kapllanaj, i cili nën kërcënimin e armës tentoi të grabiste një argjendari në Vlorë.

Seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj që merret me çështjet e minorenëve dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ndërsa bëhet me dije se policia i ka sekuestruar atij armën dhe plumbat manovër, ku pas grabitjes terrorizoi qytetarët duke qëlluar disa herë në ajër.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në qendër të Vlorë, ku autori u kap pak metra larg argjendarisë, pasi nuk mundi që të shpëtonte duke ikur me vrap. Ai arriti që nën kërcënimin e armës të merrte një sasi të konsiderueshme me bizhuteri, por u kap menjëherë nga policia./Opinion.al

Pas