Kronikë

E përplasi treni në Durrës, ndërron jetë në spital 16-vjeçari


               Publikuar në : 14:49 - 20/05/19 |
el ida

Ka ndërruar jetë në spital 16-vjecari që u përplas nga treni paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar dhe viktima është 16-vjeçari Samuel Kokomani, nxënës i shkollës së mesme, i cili dhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas dëshmitarëve 16-vjeçari ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./Opinion.al

 

 

 

 

Pas