Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E pabesueshme/ Historia e Sokolit, çohet pas 21 vitesh nga karrigia me rrota

2018/06/30 at 8:23 PM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
E pabesueshme/ Historia e Sokolit, çohet pas 21 vitesh nga karrigia me rrota

Ka qëndruar 21 vjet në një karrige me rrota, por dje ka provuar ndjesinë e të qëndruarit në këmbë. Një ndjesi që e kishte humbur që në vitin 1997, kur pas një aksidenti me makinë u zgjua në shtratin e një spitali dhe mësoi se nuk mund t’i lëvizte më këmbët. Ishte vetëm 25 vjeç.


Sokol Muratajn e njohëm tre muaj më parë kur erdhi në studion e “Të Dielës Shqiptare”  për t’i dhënë një mesazh falenderimi mikut të tij Klodianit, i cili në mënyrë vullnetare e ndihmonte të ngjitej bashkë me karrigen me rrota në shkallët e universitetit ku Sokoli studionte. “Mjekët m’i kishin hequr shpresat. Më kishin thënë që nuk mund të ecësh dhe unë e kam pranuar dhe e kam marrë jetën ashtu siç më ka ardhur në karrocë.  Kam punuar, jam integruar, kam krijuar familje, por tani po filloj të ngrihem”, tregoi Sokoli për stafin e të dielës shqiptare.

Ai i është nënshtruar një regjimi ushqimor të veçantë nga Hetem Ramadani dhe një fizioterapie intensive e cila për tre muaj i ka hequr 25 kile, ndërkohë i ka forcuar dhe muskujt. “Mjekët në Danimarkë më thanë klinikisht që dëmtimi që kisha pësuar ka bërë që truri ta humbasë komunikimin me trupin, kështuqë është vështirë të rigjenerohet palca prapë që të mund të ecja përsëri. Ndaj unë e pranova jetën në karrocë dhe vazhdova përpara”. Deri në vitin 2001 ai u përpoq të ecte me proteza por pa asnjë rezultat. “Por me vullnet njeriu i bën të gjitha. Kam dy javë që jam ngritur me proteza dhe jam çliruar shumë. Avash-avash u ç’kontraktova. Të premten qëndrova në këmbët e mia”

Por ajo që të habit më shumë është se nëse të gjithë që e shohin Sokolin në këmbë janë mrekulluar ai e përjeton si diçka normale. “Nuk shikoj ndonjë çudi. Unë jetoj momentin. I bëj gjërat dhe i pres pa ndonjë emocion të madh. Jeta vazhdon përsëri njëlloj” thotë ai.

Sokoli tregon që është çuditur më shumë nga mesazhet e shumta të njerëzve kur postoi foton e tij në këmbë në Facebook. “Kuptova që shoqëria nuk të do më shumë ashtu siç je, por të do në këmbë. Shoqëria nuk e pranon të qënurit ndryshe. Harrojnë që edhe në karrige me rrota jetohet bukur. Unë kam jetuar bukur. S’më ka dhënë një pengesë të madhe karroca. Barriera ka, por ato kalohen, jeta vazhdon”.

/E dielaShqiptare

Etiketa: ardit gjebreaSokol Murataj


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Komiku hiqet si senator në telefon, shikoni se si Trump bie ne kurthin e tij

Komiku hiqet si senator në telefon, shikoni se si Trump bie ne kurthin e tij

Video/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e saj të trishtë pas koncertit në Tiranë

Video/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e saj të trishtë pas koncertit në Tiranë

Video/ Argjentina jashtë Botërorit, çmendet tifozi, hedh televizorin nga ballkoni

Video/ Argjentina jashtë Botërorit, çmendet tifozi, hedh televizorin nga ballkoni
















TE FUNDIT

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
25 Qershor, 2026

Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një...

Lexo më shumë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur...

Lexo më shumë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
25 Qershor, 2026

Një hetim disiplinor ka nisur ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, i cili është pezulluar nga detyra pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}