Kryesore

E nisur nga Shqipëria, kapet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 01/06/22 |
Opi Nion

86 kg marijuanë me vlerë rreth 300.000 euro janë transportuar nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut ndërsa destinacioni final do të ishte Greqia.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut lënda narkotike është kapur në Prilep, në një automjet me targa të Ohrit ndërsa është arrestuar 23-vjeçari nga Ohri.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin që drejtonte e automjetin ku ndodhej lënda narkotike, fillimisht ai ka tentuar të largohet duke përplasur dy makina të policisë, por më pas është neutralizuar nga autoritetet.

Përgjatë rrugës 23 vjeçari ka hedhur katër thasë nga makina. Nga ekspertiza është vënë re se në qeset pranë makinës janë gjetur disa pako me marijuanë, të cilat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë. Në të njëjtën kohë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e A.G. në Ohër janë gjetur 17 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Pas