Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blen apartament dhe kërkon hipotekën, i sekuestrohet prej pronarit

2022/06/01 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blen apartament dhe kërkon hipotekën, i sekuestrohet prej pronarit

Iglentian Beti, një qytetar nga Vlora, është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se hipoteka e apartamentit të tij në Vlorë është sekuestruar nga gjykata pasi dyshohet se pallati është ndërtuar me “para krimi”. Apartamenti 72 metra katrorë është blerë tek “Çilotaj Grup”.


Në vitin 2016 bëhet akt-marrëveshja dhe paguhet shuma prej 30 milionë Lekësh. Në 2018-ën bëhet kontrata e shitblerjes dhe në datën 30 Maj 2018 qytetari aplikon në hipotekë, për t’u pajisur me certifikatë pronësie. Pas aplikimit i vjen një përgjigje nga kadastra e Vlorës, se nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi pasuria është sekuestruar me vendim gjykate në datën 31 Maj 2018. Pra një ditë pas aplikimit, ka dalë urdhri.

“Në vitin 2013-2014 kemi porositur tek ndërtuesit një apartament në qytetin e Vlorës, që është ky apartament 72 metra katrorë. Në vitin 2016 në muajin Korrik bëjmë një akt-marrëveshje me ndërtuesin pasi përfundoi objektin e porositur nga ana jonë dhe të parapaguar dhe kjo akt-marrëveshje do t’i referohej dhe kontratës së shitjes që do bëhej më pas pasi të dilte certifikata e pronësisë në emër të firmës. Çmimi ka qenë 30 mijë Euro. Kontrata bëhet në muajin Maj të vitit 2018. Aplikimi në Hipotekë është bërë në datën 30.5.2018. Problemi qëndron sepse unë marr përgjigje pas aplikimit të bërë për t’u pajisur me certifikatë sepse nuk mund të pajisem me certifikatë pronësie sepse apartamenti im është i sekuestruar me një vendim gjykate të datës 31.5.2018. Më tej i drejtohem përsëri Hipotekës ku i them unë nuk e kam të përfshirë apartamentin në këtë vendim sepse shikoj që pasuria ime nuk ishte e listuar në vendimin e gjykatës që ishte lëshuar për ndërtuesit. Përsëri më thonë është e sekuestruar dhe më thonë t’i drejtohem Prokurorisë. U detyrova prapë të shkoj për të takuar prokurorin e çështjes dhe prokurori më thotë që përderisa apartamentin e ke dhe e zotëron mos ki merak sepse nuk ta sekuestron njeri. Ndërkohë gjykata e hedh poshtë kërkesën e bashkëshortes time me arsyetimin sepse apartamenti im është i sekuestruar me një hetim të nisur që në vitin 2010. Apartamenti im është i ndërtuar me paratë e krimit. Më pas i drejtohem Gjykatës së Apelit Vlorë për ankim. Bëj ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Vlorës nuk më lajmëron për zhvillimin e procesit gjyqësor. Nuk kam asnjë dokument që unë të jem lajmëruar apo të jem thirrur pranë kësaj gjykate ku kisha për t’i paraqitur dhe prova të tjera për kërkesa të tjera. Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Fierit. Vendimi ka qenë i datës 1.7.2020. Unë e kam blerë atë apartament me sakrificat e mia dhe të familjes time. Të kem apartamentin në zotërim, ta kem pa certifikatë dhe ta kem paguar, ose të më kthehen paratë ose të më lejohet të më jepet certifikata e apartamentit”.

Iglentian Beti i drejtohet prokurorisë dhe më tej gjykatës, pasi merr informacion, se në urdhrin e sekuestros preventive nuk saktësohej pasuria e tij.

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi edhe me juristin e Kadastrës së Vlorës, i cili thotë se sekuestro e hipotekës së apartamentit nuk mund të hiqet pa vendim prokurori.

Andi Haxhiaj, jurist i Kadastrës së Vlorës: Nga verifikimi i vendimit të Prokurorisë dhe i Gjykatës së Fierit kemi konstatuar se në vendimin e sekuestros janë përfshirë të gjitha pasuritë me numër rendor dhe në një pikë të saj citohet se në një pasuri që është në favor të subjektit Ladi 2008. Vendosja e sekuestros preventive për pasuritë e subjektit Ladi 2008 dhe Çilotaj. Sekuestro nga zyra jonë nuk mund të hiqet pa vendim Prokurorie. / Tv Klan



Ju sugjerojmë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Para
Durrës/ Bie në kontakt me rrymën në kabinën elektrike, humb jetën një person

Dhërmi/ Ra nga kati i tretë i një hoteli, humb jetën turisti anglez

Erdogan i jep fund dialogut me Greqinë

Erdogan i jep fund dialogut me Greqinë

Varrezës i del pronari, banorët: Ku të çojmë të vdekurit?

Varrezës i del pronari, banorët: Ku të çojmë të vdekurit?
















TE FUNDIT

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
11 Korrik, 2026

Ushtria izraelite ndërmori të shtunën një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të ndërmjetësuar...

Lexo më shumë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me të rinjtë foli edhe për rrugën drejt BE-së. “Kam frikë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}