Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E-mail sekret i Briseidës: Bizneset shkurtuan 73 mijë vende pune!

2015/11/13 at 10:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E-mail sekret i Briseidës: Bizneset shkurtuan 73 mijë vende pune!

TIRANE – “Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4 800 largime nga puna dhe është alarmante! Kontaktoni çdo subjekt”. Kështu shkruhet në një email që drejtoresha e Tatimeve , Briseida Shehu u ka dërguar vartësve të drejtorive rajonale.

Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve.

Janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mijë largime. Edhe bizneset VIP kanë shkurtuar në dy muaj rreth 9500 punonjës.

 

Shkurtime ka bërë dhe administrata shtetërore, sidomos në Tiranë, apo dhe Komunat, në kuadër të reformës së re administrative. Shkurtime kanë pasur dhe kompanitë e ndërtimit.

Rrethi i dytë që ka humbur më shumë vende pune, është ai i Durrës, me rreth 8300. Edhe në këtë qytet, ka shumë kompani fason, kryesisht veshje, që kanë ulur numrin e të punësuarve.

Në Shkodër, rezulton që biznesi i veshjeve dhe i këpucëve është në vështirësi. Një numër i madh sipërmarrjesh të këtij sektori po shkurtojnë me dhjetëra punonjës. Në Shkodër janë larguar rreth 4100 punonjës në dy muajt në fjalë.

Rreth 3000-4000 të larguar ka pasur dhe në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.

Këto shkurtime masive të vendve të punës përkojnë me fushatën anti-informalitet, me një presion të shtuar ndaj bizneseve dhe ashpërsimin e gjobave për punonjës të pasiguruar dhe deri te kërcënimet për burgim. Në kahun tjetër, ekonomia dhe konsumi po ngadalësohen, burimet e financimit kanë shteruar (banka nuk po japin më kredi), çka ka vënë realisht në vështirësi biznesin. Banka e Shqipërisë uli së fundmi për herë të dytë pritshmëritë për rritjen ekonomike, në 2.5% (parashikimi fillestar ishte 3%, që u ul në mes të vitit në 2.7%).

Nga tabelat e largimeve dhe punësimeve rezulton që sipërmarrjet që kanë larguar punonjës nga puna, nuk kanë marrë të tjerë, ndërkohë që ka dhe biznese që kanë pushuar 20-30 punonjës njëherësh. /burimi: Revista Monitor/

monitor_largimet-nga-puna

monitor_shtimet-e-te-punesuarve

 

Ju sugjerojmë

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake
Bota

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

26 Mars, 2023 12:40 pm
Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari
Kronikë

Të dehur dhe debatonin me njëri-tjetrin, pezullohen nga detyra punonjësit e Policisë

26 Mars, 2023 12:25 pm
Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?
Kryesore

Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?

26 Mars, 2023 12:15 pm
Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën
Politikë

Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën

26 Mars, 2023 12:04 pm
Si ndikon ndryshimi i orës, në shëndetin, trupin dhe mendjen?
Life Style

Si ndikon ndryshimi i orës, në shëndetin, trupin dhe mendjen?

26 Mars, 2023 11:52 am
Maqedonia e Veriut i dhuron 12 helikopterë Ukrainës
Rajoni

Maqedonia e Veriut i dhuron 12 helikopterë Ukrainës

26 Mars, 2023 11:43 am
Begaj pret në takim Albin Kurtin
Politikë

Begaj pret në takim Albin Kurtin

26 Mars, 2023 11:25 am
Tentuan grabitjen me armë në qendër të Lushnjes, pranga një prej autorëve
Kronikë

Tentuan grabitjen me armë në qendër të Lushnjes, pranga një prej autorëve

26 Mars, 2023 10:58 am
Ukraina: Bjellorusia, peng bërthamor i Rusisë
Bota

Ukraina: Bjellorusia, peng bërthamor i Rusisë

26 Mars, 2023 10:50 am
Vlorë/ Po qëndronte në breg të detit,humb jetën 54-vjeçarja
Kronikë

Përplasen dy makina në Durrës, plagosen tre persona

26 Mars, 2023 10:42 am
Para
Skandali/ Shpresat luajnë me fanella si të Greqisë

Skandali/ Shpresat luajnë me fanella si të Greqisë

Çfarë po ndodh në vilën qeveritare me koordinatorët e koalicionit?

Çfarë po ndodh në vilën qeveritare me koordinatorët e koalicionit?

Rita Ora këngëtarja më e mirë në Berlin

Rita Ora këngëtarja më e mirë në Berlin

Please login to join discussion







TE FUNDIT

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake
26 Mars, 2023

Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe nuk po fshehin asgjë, në kuptim të bashkëpunimit ushtarak, tha...

Lexo më shumë

Të dehur dhe debatonin me njëri-tjetrin, pezullohen nga detyra punonjësit e Policisë

Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari
26 Mars, 2023

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka pezulluar nga detyra tre punonjës të policie. Mëoshet se nga detyra janë...

Lexo më shumë

Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?

Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?
26 Mars, 2023

Presidenca ka zbardhur takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit Bajram Begaj. Kurti ka informuar kreun e shtetit...

Lexo më shumë

Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën

Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën
26 Mars, 2023

Ditën e sotme kryeministri Albin Kurti është takuar me presidenti Bajram Begaj për 30 minuta. Në kuadër të vizitës zyrtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com